Basha e luan ekspertin kushtetues, tregon se çka duhet të vendos nesër Gjykata Kushtetuese
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, me anë të një statusi në Facebook, ka pretenduar se e di se çka duhet të vendos Gjykata Kushtetuese. Ai ka thënë se Kushtetuesja duhet t’i caktoj zgjedhjet e reja. Lexojeni, analizën ligjore të deputetit Basha Nesër është dita kur Gjykata pritet të del me një Aktgjykim të ri! Logjika…

Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, me anë të një statusi në Facebook, ka pretenduar se e di se çka duhet të vendos Gjykata Kushtetuese.
Ai ka thënë se Kushtetuesja duhet t’i caktoj zgjedhjet e reja.
Lexojeni, analizën ligjore të deputetit Basha
Nesër është dita kur Gjykata pritet të del me një Aktgjykim të ri!
Logjika e thjeshtë e thotë që:
Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit ka caktu afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – afat që skadoi më 27 korrik!
Mosrespektimi i këtij afati nuk është thjesht dështim procedural, por shkelje e Aktgjykimit, pra shkelje Kushtetuese.
Me fjalë të tjera, Kuvendi NUK ka arritë me konstituu veten brenda afatit që ia ka caktu Gjykata, dhe rrjedhimisht kjo Gjykatë i ka lënë vetes vetëm një mundësi – caktimin e zgjedhjeve të reja.
Kjo do të ishte në paralele me normat që i kemi me dështimin e zgjedhjes së Qeverisë apo Presidentit, ku dështimi i tyre brenda afateve çon në zgjedhje të reja.
Çdo vendim tjetër do të bie në kundërshtim me Aktgjykimin që vetë Gjykata ka caktuar. Me fjalë tjera absurditet i radhës!