Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë-Shqipëri

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Përmes një postimi në Facebook, Basha bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për çështje të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të veçantë në projektet rrugore dhe infrastrukturore që…

Lajme

04/06/2026 19:31

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Përmes një postimi në Facebook, Basha bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për çështje të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të veçantë në projektet rrugore dhe infrastrukturore që synojnë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me Ambasadorin diskutuam për shumë çështje me interes të përbashkët, e në veçanti për projektet rrugore dhe infrastrukturore që do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve tona dhe do të na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Basha.

Ai ka theksuar se infrastruktura ka rol të rëndësishëm përtej ndërtimit të rrugëve dhe urave, duke ndikuar në forcimin e lidhjeve mes qytetarëve dhe ekonomive të dy vendeve.

“Infrastruktura nuk përbën vetëm rrugë e ura, por ndikon në forcimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike e kombëtare mes nesh, duke e bërë edhe më të fortë afërsinë dhe lidhjen e veçantë që e kemi ne si popull mes vete në të dyja anët e kufirit”, ka deklaruar ai.