Barella tek Inter për testet mjekësore, gati zyrtarizimi

Mesfushori i Cagliari, Nicolo Barella, ka mbërritur tek Inter për testet e tij mjekësore.

Sport

12/07/2019 14:06

Lojtari do t’i nënshtrohet kontrollave të stafit mjekësor të Inter para transferimit që skaudrës ‘Zi kaltër’ do t’i kushtojë 45 milionë euro.

Barella ka kaluar testet e para mjekësore në Rozzano gjatë së premtes, dhe tani në Milano do t’i nënshtrohet testeve të dyta.

Ai do të jetë i gatshëm të nënshkruajë me Inter pas këtyre testeve, për  tu konsideruar si blerja e katërt pas Godin, Lazaro dhe Sensi.

‘Sky Sport Italia’ raporton se ‘Nerazzurri’ po e transferojnë lojtarin në formë huazimi, me obligim blerjeje për 45 milionë.

Në anën tjetër, ‘Gazzeta dello Sport’ insiston se Inter do të paguajë 10 milionë për huazimin, plus 35 milionë për ta bërë të vetin kartonin. /Lajmi.net/