Barduani sheh ende “ngërç parlamentar”, në takimin me Osmanin uroi zgjidhje sa ma të shpejtë të tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduanin. Në lidhje me këtë takim, detaje kanë dhënë nga KFOR-i të cilët kanë thënë se ky takim u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Barduani ka uruar një zgjidhje…

Lajme

01/09/2025 22:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduanin.

Në lidhje me këtë takim, detaje kanë dhënë nga KFOR-i të cilët kanë thënë se ky takim u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Barduani ka uruar një zgjidhje të shpejtë të “ngërçit parlamentar”, ndërsa ka përsëritur rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrushëm mes KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si mundësues kryesor i stabilitetit.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: