Bardhyl Mahmuti: Që te merret seriozisht, Dimal Basha duhet të kërkojë nga Universiteti ku ligjëron Arsovska të merren masa ndaj saj
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar në lidhje me kërkim faljen e kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, në lidhje me artikullin e publikuar për UÇK-në në vitin 2012. Artikulli është në bashkautorësi me Jana Arsovska dhe përmban akuza të rënda për UÇK-së si “grup i financuara nga droga”. Basha ka deklaruar se “nuk…

Lajme
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar në lidhje me kërkim faljen e kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, në lidhje me artikullin e publikuar për UÇK-në në vitin 2012.
Artikulli është në bashkautorësi me Jana Arsovska dhe përmban akuza të rënda për UÇK-së si “grup i financuara nga droga”.
Basha ka deklaruar se “nuk e ka lexuar asnjëherë artikullin”, ndonëse emri i tij është si bashkë autor.
Por, Mahmuti çështjen e sheh edhe në atë që nëse deklarata e Bashës qëndron atëherë ai duhet të kërkojë nga Këshilli i Etikës në Universitetin e New Yorkut për të marrë masa ndaj profesorësh për “manipulim me emrin e studentit”.
Postimi i plotë:
Kërkim falja e Dimal Bashës dhe falsifikatorja Jana Arsovska
Sot, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha kërkoi publikisht falje për përmendjen e emrit të tij si bashkautor i një artikulli, ku lufta çlirimtare e Kosovës prezantohet sipas interpretimeve të sajuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë në të ashtuquajturat “libra të bardhë”.
Nuk dëshiroj të lëshohem në aspektin e kërkesës për falje, por e shoh të udhës të vë theksin në një fakt shumë të rëndësishëm për çështjen tonë:
Nëse profesoresha e kriminologjisë ndërkombëtare në John Jay College of Criminal Justice, në kuadër të Universitetit të “City University of Neë York (CUNY)”, Jana Arsovska ka futur emrin e studentit Dimal Basha si bashkautorë, në një punim “shkencor”, pa kërkuar miratimin paraprak të tij, atëherë ajo ka bërë një shkelje të serioze etike në rrafshin akademik duke falsifikuar autorësinë e një “studimi”.
Prandaj, që të merret seriozisht pretendimi i Dimal Bashës se nuk ka qenë në dijeni për publikimin e emrit të tij si bashkautorë në “studimin” e poshtëshënuar, ai duhet të kërkojë nga Komisioni i Etikës në universitetin ku ligjëron Jana Arsovska që të merren masat disiplinore ndaj saj për falsifikimin që ka bërë.
Në të kundërtën, nëse nuk e bën publike kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës për falsifikim, kërkesa publike për falje është sa për t’u hedhur hi syve atyre që kanë shprehur revoltë për përmbajtjen e paçavures me titull “Globalizing the Western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances”.