Barcelona vazhdon pa probleme në La Liga, fiton ndaj Rayo në ‘Camp Nou’

Barcelona ka vazhduar rrugën e qetë drejt titullit të kampionit, duke shënuar tjetër fitore në La Liga.

Sport

09/03/2019 20:20

Skuadra katalane ka mposhtur skuadrën e Rayo Vallecanos me rezultatin 3:1, duke dhënë sinjale të mira para ndeshjes me Olympique Lyon.

Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët, me anë të Raul de Tomas, në minutën e 24, shkruan lajmi.net.

Barazimi erdhi pas 14 minutave, kur Messi me një harkim të mirë gjeti Gerard Pique, i cili realizoi me kokë për 1:1.

Në pjesën e dytë, ishte Lionel Messi i cili i dha epërsinë e parë skuadrës së tij, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 51’.

Deri në fund, ishte Luis Suarez i cili realizoi edhe një herë, për të vulosur rezultatin final 3:1.

Kështu, Barca shkëputet me 7 pikë në krye të tabelës, duke lënë pas skuadrën e Atletico Madrid. /Lajmi.net/