Barcelona tërhiqet nga gara për Gabriel

Barcelona e ka larguar interesimin për mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes.

Sport

27/04/2022 16:34

Braziliani ishte njëri ndër objektivat e katalunasve për qendrën e mbrojtjes, por hezitimi i lojtarit për t’u larguar nga “Emirates Stadium”, i ka bërë drejtuesit e klubit ta rimendojnë pozicionin e tyre në raport me këtë çështje, transmeton lajmi.net

Lajmin për tërheqjen e “blaugranëve” e ka bërë të ditur prestigjiozja spanjolle, Mundo Deportivo.

Gabriel u transferua në Londër në vitin 2020, duke u bërë një ndër pikat më të forta të skuadrës së Mikel Artetas. /Lajmi.net/