Barcelona synon transferimin falas të Sergio Agueros

Barcelona është i interesuar për transferimin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sport

13/01/2021 14:53

Aguero ka nisur në formacionin bazë vetëm tri herë shkaku i lëndimit, por kontrata i skadon kontrata në fundin e edicionit, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi ende është duke pritur kontratën e re të “Qytetarëve”, por është i lirë të negociojë me skuadra të tjera.

Sipas The Sun, Barcelona është e interesuar për transferimin e Agueros, ngase janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në vitet e fundit argjentinasi ka bindur të gjithë me super përformancat në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Një transferim i tillë mund të bind Messin të rinovojë kontratën, ngase janë miq të mirë që sa vite.

Sidoqoftë, interesim për Agueron ka shprehur edhe PSG-ja./Lajmi.net/