Barcelona s’ka të ndalur, shënon fitore bindëse kundër Vallecanos
Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionatin spanjoll, duke marrë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Rayo Vallecanos. Skuadra katalanase dhuroi një tjetër paraqitje të mirë dhe triumfoi me rezultat 5-2, duke konfirmuar formën e lartë në javët e fundit, transmeton lajmi.net. Raphinha dhe Lamine Yamal ishin protagonistët kryesorë të fitores së…
Sport
Barcelona ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionatin spanjoll, duke marrë tri pikë të rëndësishme në përballjen ndaj Rayo Vallecanos.
Skuadra katalanase dhuroi një tjetër paraqitje të mirë dhe triumfoi me rezultat 5-2, duke konfirmuar formën e lartë në javët e fundit, transmeton lajmi.net.
Raphinha dhe Lamine Yamal ishin protagonistët kryesorë të fitores së Barcelonës, pasi që të dy realizuan nga dy herë. Në listën e golashënuesve të katalanasve u përfshi edhe Lejeune, i cili shënoi autogol.
Për Rayo Vallecanon, dy golat u shënuan nga Sergio Camello, por ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Me këtë rezultat, Barcelona vazhdon të kryesojë tabelën e La Ligës, duke mbajtur një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Real Madridit, që renditet në pozitën e dytë. Diferenca e madhe e golaverazhit po luan rol në renditjen e kampionatit./lajmi.net/