Barcelona siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Mbretit pas fitores 2-0 ndaj Racing Santander
Barcelona ka bërë një hap të sigurt drejt çerekfinales së Kupës së Mbretit, duke mposhtur në udhëtim Racing Santander me rezultatin 2-0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në gjysmën e dytë skuadra katalanase arriti të gjejë rrugën e rrjetës dy herë, transmeton lajmi.net. Ferran Torres hapi rezultatin në minutën e 66-të, ndërsa Lamine…
Sport
Barcelona ka bërë një hap të sigurt drejt çerekfinales së Kupës së Mbretit, duke mposhtur në udhëtim Racing Santander me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në gjysmën e dytë skuadra katalanase arriti të gjejë rrugën e rrjetës dy herë, transmeton lajmi.net.
Ferran Torres hapi rezultatin në minutën e 66-të, ndërsa Lamine Yamal vulosi fitoren me golin e dytë në shtesën e fundit, në minutën e 90+5.
Me këtë fitore, Barcelona siguron vendin në çerekfinale, ku do t’i bashkohet skuadrave të tjera si Atletiko Madrid, Atletiko Bilbao, Albacete, Valencia, Betis, Real Sociedad dhe Alaves./lajmi.net/