Barcelona siguron gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Barcelona ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke mposhtur 2:0 rivalët e Espanyolit.

Sport
Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde, me dy gola të shënuara në pjesën e parë ka arritur të përmbysë rezultatin prej 1:0 të ndeshjes së parë ndaj Espanyolit.
Ishin Luis Suarez dhe Lionel Messi golashënues për Barcelonën.
Suarezi shënoi në minutën e 9’, ndërsa Messi në minutën e 25’.
Në këtë ndeshje për Barcelonën debutoi transferimi i ardhur këtë afat kalimtar, Philippe Coutinho./Lajmi.net/