Barcelona shokohet në Anfield, Liverpool përmbysë rezultatin dhe kalon në finale

Kush do ta besonte? Liverpool ka arritur të bëjë përmbysjen e madhe në ‘Anfield Road’, duke e mundur 4:0 Barcelonën, për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Sport

07/05/2019 22:54

Skuadra e Jurgen Klopp, edhe pse me mungesa, arriti të regjistroi një paraqitje mahnitëse për fitore 4:0 ndaj Barcelonës të martën mbrëma, për t’iu dhuruar tifozëve të futbollit një nga përmbysjet më të mëdha që ka njohur ky sport.

Ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ ishte fituar nga Barcelona, me rezultat 3:0.

Liverpool e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar golin e parë që në minutën e 7’, përmes sulmuesit Divorck Origi.

Vazhdimi i pjesës së parë nuk dhuroi gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte e “çmendur”, me tre gola të tjerë të shënuar nga Liverpool.

‘The Reds’ përmes Georginio Wijnaldum në minutat 54’ dhe 56’, shënuan dy gola të shpejtë, për 3:0.

Te goli i dytë i holandezit asistues ishte Xherdan Shaqiri.

Goli i përmbysjes së madhe, që solli edhe kualifikimin e Liverpool, u shënua në minutën e 79’, dhe për autor kishte David Origin, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, dhe të katërtin për skuadrën e tij, për 4:0./Lajmi.net/