Barcelona shfaq interesim për Gundogan

Skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për Ilkay Gundogan.

Sport

09/06/2021 16:29

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona ka kontaktuar skuadrën angleze, Manchester City për të parë mundësinë e transferimit të Gundogan në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Romano në emisionin e tij, “PodCast Here we go”, ka thënë se “Blaugranët” kanë pyetur “Citizens” për mundësinë e transferimit të tij, por se tani për tani nuk ka marrëveshje dhe nuk ka ndonjë negocim ndërmjet klubeve për këtë çështje.

Gundogan ishte njëri ndër pikat kryesore të Manchester Cityt në triumfin e tyre në Premierligë, ai kishte shënuar 13 gola në 28 paraqitje në ligë./Lajmi.net/