Barcelona rrit përpjekjet për Haaland

Barcelona ka rritur interesimin për sulmuesin e Borusia Dormund, Erling Haaland.

Sport

09/04/2022 11:07

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Spanjë, klubi ia ka bërë të ditur menaxherit të futbollistit, Mino Raiola, se është e vendosur për ta pasur në radhët e veta norvegjezin.

Haaland ditë më parë e anashkaloi një ofertë të Manchester United me arsyetimin se nuk projekti i “Djajve të Kuq” nuk është i duhuri në raport me të.

Kontrata e Haaland te Dortmund skadon në vitin 2024, me “milionerët” e vetëdijshëm se nuk mund ta mbajnë lojtarin gjatë duke i marrë për bazë ofertat e majme që vijnë për 21-vjeçarin. /Lajmi.net/