Barcelona refuzon serbin Vlahovic – vazhdon monitorimin e situatës së yllit të Kosovës, Fisnik Asllanit

FC Barcelona ka refuzuar mundësinë për të transferuar sulmuesin serb Dusan Vlahovic, raportojnë mediat italiane. Sipas të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit katalanas nuk janë të interesuar për afrimin e sulmuesit të Juventus, transmeton lajmi.net. Raporti thekson se Vlahovic pritet të vazhdojë karrierën në Torino, pasi është në rrugë për të…

Sport

14/03/2026 08:47

FC Barcelona ka refuzuar mundësinë për të transferuar sulmuesin serb Dusan Vlahovic, raportojnë mediat italiane.

Sipas të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit katalanas nuk janë të interesuar për afrimin e sulmuesit të Juventus, transmeton lajmi.net.

Raporti thekson se Vlahovic pritet të vazhdojë karrierën në Torino, pasi është në rrugë për të nënshkruar kontratë të re me Juventusin, duke e mbyllur kështu mundësinë e një transferimi të mundshëm te Barcelona.

Ndërkohë, Barcelona po monitoron situatën e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, i cili aktivizohet te TSG Hoffenheim, në prag të një transferimi të mundshëm gjatë verës.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni në Bundesliga, me paraqitje mbresëlënëse që kanë tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane. Ditë më parë, sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona ka një avantazh në garë, pasi ëndrra e Asllanit është të veshë fanellën blaugrana.

Edhe pse ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029, kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, një shumë që konsiderohet e përballueshme për klubin katalanas./lajmi.net/