Barcelona prinë garën me Bayern për Christensen

Andreas Christensen pritet të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

Sport

26/02/2022 14:36

Andreas Christensen dhe Chelsea akoma nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Mbrojtësi danez ka zgjuar vëmendjen e skuadrës së Barcelonës dhe Bayern Munich.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona është favorite tashmë në garën për Christensen, dhe këtë e di edhe skuadra e Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Barcelona ka kërkuar njëkohësisht edhe shërbimet e Cesar Azpilicueta, mbrojtësit tjetër të Chelsea, që pritet ta marrin si transferim të lirë.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të mund të mbyllin marrëveshjen për mbrojtësin danez, pasi për Azpilicueta shihet çdo gjë si punë e kryer. /Lajmi.net/