Barcelona përgatitet para “El Classicos”, Xavi përfshinë në stërvitje edhe një 15-vjeçar
Barcelona mund të shkojë në kuotën e 12 pikëve larg Real Madridit në garën për titull në La Liga me fitoren e mundshme ndaj rivalëve të tyre në El Clasico në Camp Nou të dielën në mbrëmje. Skuadra e Xavi Hernandez u stërvit përpara ndeshjes së përballjes të së dielës, me dy mungesa të dukshme.…
Sport
Barcelona mund të shkojë në kuotën e 12 pikëve larg Real Madridit në garën për titull në La Liga me fitoren e mundshme ndaj rivalëve të tyre në El Clasico në Camp Nou të dielën në mbrëmje.
Skuadra e Xavi Hernandez u stërvit përpara ndeshjes së përballjes të së dielës, me dy mungesa të dukshme. Ousmane Dembele nuk u përfshi për shkak të një lëndimi.
Pedri ishte lojtari tjetër që mungonte, pasi të premten u publikua lajmi se 20-vjeçari do të humbiste El Classico, pasi nuk arriti të rikuperohej nga dëmtimi i muskujve, të cilin e pësoi kundër Manchester United muajin e kaluar.
Një përfshirje befasuese në seancën e së shtunës ishte portieri i ri Eder Aller, sipas gazetës spanjolle Sport, përcjell lajmi.net.
15-vjeçari, i cili është anëtar i skuadrës Juvenil B të klubit, stërviti së bashku me portierin e parë Marc-Andre Ter Stegen.
Xavi rregullisht kërkon të përfshijë të rinj në stërvitjet e ekipit të parë të Barcelonës dhe radha ishte e Allerit sot.
Zyrtarët e klubit kanë shpresa të mëdha për të dhe ai mund të jetë numri një në të ardhmen në Katalonjë./Lajmi.net/