Barcelona pas Saul Niguez, e dëshiron pas përfundimit të huazimit te Chelsea
Mesfushori spanjoll i cili aktualisht është në huazim te Chelsea, pritet të largohet drejt Barcelonës në fund të sezonit.
Sport
Saul nuk ka arritur të ketë ndikim te Blutë e Londrës, pasi në 17 ndeshje në të gjitha garat me Chelsea, ai nuk ka arritur të shënojë apo asistojë asnjë gol.
Si rezultat i formës jo të mirë, Thomas Tuchel nuk do të përpiqet të arrijë marrëveshje të përhershme me Niguezin, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetës ‘Sport’, Barcelona është e interesuar ta sjellin atë në Camp Nou gjatë verës, pasi ishin pas tij edhe në afatin kalimtar të janarit.
Ai mund të luajë në qendër të mesfushës dhe në krahun e majtë./Lajmi.net/