Barcelona nuk ka interes për Moratan

Barcelona nuk ka asnjë interes për sulmuesin Alvaro Morata.

Sport

14/05/2022 07:55

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, lojtari nuk është as alternativa e tretë për sulmin e “blaugranëve”.

Presidenti i skuadrës katalunase, Joan Laporte, e dëshiron vetëm Robert Leëandoëskin në skuadër si qendërsulmues.

I gjithë ky demantim erdhi pas disa raportimeve se Atletico Madridi (që e ka në pronësi lojtarin) dhe Barcelona po e diskutojnë për një shkëmbim Griezmann-Morata, transmeton lajmi.net.

Ky skenar është hedhur poshtë menjëherë pasi as “Los Colchoneros” nuk janë të interesuar për ta blerë në mënyrë të përhershme francezin.

Morata gjatë sezonit të fundit luajti si i huazuar te Juventusi, ku shënoi tetë gola dhe gjashtë asiste në 34 ndeshje. /Lajmi.net/