Barcelona nis negociatat me Man City – synohet qendërmbrojtësi

Barcelona ka identifikuar një lojtarë ‘të duhur’ për mbrojtjen e skuadrës.

Sport

03/07/2020 19:13

Barca ka pasur disa ngecje në linjen defensive të skuadrës edhe gjatë këtij skuadre, dhe tashmë janë duke kërkuar për një qendërmbrojtës.

Me merkaton e verës që po afron, katalanët janë duke monitoruar Eric Garcia të Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, skuadrat tashmë kanë nisur negociatat mes tyre, transmeton lajmi.net.

Garcia ka qenë më parë pjesë e Barcelonës, duke kaluar disa gjenerata në ‘La Masia’.

Mbetet të shihet nëse Barca dhe Manchester City do të arrijnë marrëveshje për lojtarin që vitin tjetër mbetet pa kontratë. /Lajmi.net/