Barcelona në negociata të avancuara për nënshkrimin me Azpilicuetan

Barcelona është në bisedime të avancuara për të transferuar yllin e Chelseas, Cesar Azpilicueta si agjent i lirë.

Sport

06/12/2021 14:54

Azpilicueta iu bashkua klubit londinez në vitin 2021 duke fituar dy herë titullin e Premierligës, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe herë Ligën e Evropës, transmeton lajmi.net.

Spanjolli ka zhvilluar nëntë ndeshje nën urdhrat e Thomas Tuchel në Premierligë këtë edicion dhe momentalisht është kapiten i skuadrës.

32-vjeçarit i skadon kontrata gjatë verës dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër, veçse nuk duhet të jetë e Premierligës.

Sipas El Nacional, Barcelona është në negociata të avancuara për të sjellë Azpilicuetan sërish në Spanjë, 11 vite pasi u largua nga Osasuna.

Raporti shton se është kërkesë e Xavit, me presidentin Joan Laporta që dha dritën e gjelbër, ngase transferimi është falas.

Presidenti i Chelseas, Roman Abramovich e konsideron Azpilicuetan si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit dhe janë duke përgatitur një lamtumirë të mahnitshme./Lajmi.net/