Barcelona në borxh me Man City – i detyrohet akoma para nga transferimi i nëntë viteve më parë

Barcelona është një shembull se si nuk duhet menaxhuar një klub.

Sport

04/01/2022 13:50

Bordet e kaluara të skuadrës kanë bërë punë të këqija dhe në fund rezultuan me largimin e Lionel Messi dhe një mal borxhe.

Hapësirat për paga janë të mbyllura dhe nuk mund të regjistrohen transferimet e reja si Ferran Torres.

Siç raporton Lu Martin, Barcelona ka borxhe që datojnë nga nëntë vite më parë, përcjell lajmi.net.

Katalanët i obligohen Manchester Cityt 1.5 milionë euro për transferimin e Denis Suarez.

Suarez i bashkohej Barcës nga Manchester City, nëntë vite më parë. /Lajmi.net/