Barcelona në ‘aksion’: Largohet Griezmann, vjen Luuk de Jong
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann është shumë pranë t'i bashkohet ish skuadrës, Atletico Madrid.

Sport
Katalunasit dhe “Los Rijoblancos” janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti, transmeton lajmi.net.
Kështu raporton, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që zbulon se do jetë huazim me obligim blerje.
Antoine Griezmann deal now advanced between Barcelona & Atletico Madrid working on final details of the negotiation: it’s expected to be a loan with obligation to buy. Work in progress. ??? #Atleti #FCB #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021
Ndërkohë, Barcelona ka gjetur edhe zëvendësuesin e francezit, bëhet fjalë për qendërsulmuesin e Sevillas, Luuk de Jong.
Marrëveshja e plotë me futbollistin është arritur dhe shumë shpejtë edhe marrëveshja mes dy klubeve mund të gjendet./Lajmi.net/
Barcelona are progressing in negotiations to sign Luuk de Jong from Sevilla. Talks now advanced to sign Dutch striker – personal terms agreed and club close to reach an agreement! ??? #FCB #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021