Barcelona me fanellë speciale për Xavin (FOTO)
Barcelona do të nderojë mesfushorin Xavi, me një mbishkrim në fanellë, në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës kundër Deportivo La Corunas, të shtunën.

Sport
Barcelona ka bërë të ditur se do të mbajë një mbishkrim për Xavin, në shenjë falënderimi për të, në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës kundër Deportivo La Corunas, të shtunën.
Legjenda e klubit do të bëjë paraqitjen e tij të fundit para largimit nga Camp Nou.
Dhe, Barcelona është përkujdesur që të paraqitet me fanellë ku shkruan: “Faleminderit Xavi”, dhe data e nesërme, në falënderim për futbollistin i cili ka kaluar 24 vjet në klub.