Barcelona mban Pedron
Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e sulmuesit Pedro Rodriguez, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ai i beson yllit spanjoll.
Sport
Pedro Rodriguez nuk do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sulmuesi kishte hedhur dyshime mbi qëndrimin e tij në Camp Nou duke thënë se do të bisedojë me drejtuesit e klubit, pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil, për të vendosur rreth të ardhmes së tij.
Mirëpo, sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e Pedros.
Projekti i ish mesfushorit të Barcelonës, i emëruar në postin e trajnerit në vend të Gerardo Martinos, është i bazuar edhe në 26-vjeçarin Pedro, i cili ka kontratë deri më 2016. Ai shihet si element i rëndësishëm në sulmin e gjigantit katalan.