Barcelona mban Alvesin

Pikërisht kur konsiderohej si i sigurt largimi i tij nga Barcelona, gjiganti katalan ka vendosur të mbajë mbrojtësin e djathtë, Dani Alves.

Sport

03/03/2015 11:08

Barcelona ka vendosur ta mbajë Dani Alvesin. Mbrojtësi i djathtë brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën e tij në Camp Nou, që do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Por, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, trajneri Luis Enrique ka vendosur ta mbajë brazilianin, duke ia plotësuar kërkesat për vazhdimin e qëndrimit në klub.

Barcelona tani është e gatshme t’i ofrojë Alvesit kontratë të re dyvjeçare, me opsion për vitin e tretë, duke u tërhequr nga interesimi për mbrojtësin e djathtë të Portos, Danilo, që konsiderohet shumë i shtrenjtë.