Barcelona kërkon Mustafin

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.

Sport

09/09/2015 09:19

Barcelona ka filluar t’i planifikojë përforcimet për afatin kalimtar të janarit.

Dhe, në shënjestër të gjigantit katalan ka përfunduar një futbollist shqiptar.

Sipas portalit “El Desmaruqe”, klubi nga Camp Nou ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Mestalla. Por, tani ka zgjuar interesim nga një klub edhe më i madh, Barcelona.