Barcelona ishte e interesuar për nënshkrimin me De Bruyne, por gjendja financiare ndikoi që të mos realizohet transferimi

Manchester City dje konfirmoi rinovimin e kontratës së mesfushorit Kevin de Bruyne.

Sport

08/04/2021 16:01

Sidoqoftë, para se të nënshkruante rinovimin, Barcelona kishte shprehur interesim për belgun në mënyrë që të bind Lionel Messin që të rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.

Sipas The Times, Barcelona e ka parë De Bruynen si lojtari ideal për ta bindur argjentinasin që të rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, pandemia e COVID-19 ndryshoi gjithçka dhe dështoi planet e skuadrës spanjolle.

“Barcelona kishte shikuar mundësinë e blerjes së De Bruyne, por pandemia ndikoi në shanset e tyre që të nënshkruajnë me lojtarin e vitit të Premierligës ngase borxhet kishin arritur në një miliardë”, shkroi gazetari i The Times, Paul Hirst.

Sidoqoftë, kjo nuk është lajm shumë i keq ngase Pedri gjithashtu është në formë shumë të mirë./Lajmi.net/