Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar nga Tottenham Hotspur deri më 30 qershor 2026, po tërheq interesin e Barcelona. Sipas raporteve nga mediat sportive, negociatat për transferimin e tij po fitojnë vrull, ndërsa çmimi i mundshëm i kartonit llogaritet rreth 40 milionë euro. Vlera e tregut të lojtarit aktualisht është 42 milionë…

Sport

13/03/2026 18:55

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar nga Tottenham Hotspur deri më 30 qershor 2026, po tërheq interesin e Barcelona.

Sipas raporteve nga mediat sportive, negociatat për transferimin e tij po fitojnë vrull, ndërsa çmimi i mundshëm i kartonit llogaritet rreth 40 milionë euro. Vlera e tregut të lojtarit aktualisht është 42 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Vušković, Pini Zahavi, i njëjti që përfaqëson edhe Hansi Flick dhe Robert Lewandowski, po luan një rol kyç në negociata.

Luka Vušković, i lindur më 24 shkurt 2007, ka bërë një sezon të spikatur me Hamburgun dhe konsiderohet një nga mbrojtësit më premtues në Europë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha për një transferim të mundshëm gjatë verës./lajmi.net/