Barcelona interesohet për Laporte

Barcelona ka hedhur sytë kah mbrojtësi i Man City, Aymeric Laporte. Gazeta spanjolle ‘Fichajes’ pretendon se Manchester City është i përgatitur të lërë Laporte të largohet nga klubi këtë verë, me mbrojtësin të pakënaqur për mungesën e kohës së lojës. Barcelona e ka vendosur menjëherë reprezentuesin spanjoll në listën e dëshirave, por mund të ketë…

Sport

07/03/2023 09:14

Barcelona ka hedhur sytë kah mbrojtësi i Man City, Aymeric Laporte.

Gazeta spanjolle ‘Fichajes’ pretendon se Manchester City është i përgatitur të lërë Laporte të largohet nga klubi këtë verë, me mbrojtësin të pakënaqur për mungesën e kohës së lojës.

Barcelona e ka vendosur menjëherë reprezentuesin spanjoll në listën e dëshirave, por mund të ketë vështirësi për të financuar marrëveshjen.

Spanjolli ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2025 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 38 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një lëvizje e qendërmbrojtësit drejt ‘Camp Nou;./Lajmi.net/