Barcelona i vë çmimin Wagues – mbrojtësi pritet të jetë nga të parët që largohet nga ‘Camp Nou’

Moussa Wague është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Barcelona.

Sport

25/07/2020 14:20

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Wague, nuk ka gjetur hapësirat e tij të nevojshme te Barcelona dhe kështu është në listën e lojtarëve që do të shiten.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Wague mund të jetë lojtari i parë që largohet nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Senegalezi ka interesimin e skuadrave nga Premierliga, Serie A dhe Belgjika.

Barcelona dëshiron 10 milionë euro për kartonin e Wague.

Mbetet  të shihet se cila skuadër është e gatshme të ofrojë këto para për mbrojtësin e krahut. /Lajmi.net/