Barcelona e pafajshme
Liga spanjolle e futbollit (LFP), nuk ka gjetur asnjë parregullsi në transferimin e sulmuesit Neymar në Barcelonë, gjatë verës së vitit të kaluar.
Sport
Liga spanjolle e futbollit (LFP), nuk ka gjetur asnjë parregullsi në marrëveshjen e arritur nga Barcelona për transferimin e sulmuesit Neymar, në verën e vitit të kaluar.
Gjiganti katalan, nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, ka përjashtuar mundësinë se mund të ballafaqohet me sanksione, pas akuzave fillestare se ka manipuluar me shifra në rastin e blerjes së yllit brazilian.
Barcelona ka njoftuar se LFP nuk ka gjetur asnjë parregullsi për rastin në fjalë.
“Asnjë parregullsi nuk është gjetur në lidhje me shkeljet e normave të statutit ose rregullave të LFP-së”, thuhet në komunikatën e klubit.
Komisioni i kontrollit ekonomik i La Ligës ishte angazhuar nga muaji shkurt për të sqaruar rastin pas njoftimeve se Barcelona pagoi gati 100 milionë euro për blerjen e Neymarit ndërsa publikisht njoftoi se transferimi i brazilianit kushtoi 58 milionë euro.