Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës
Manchester City pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh të ekipit në verë dhe kjo do të thotë se pritet të largohen disa figura të rëndësishme. Sidoqoftë, kampioni në fuqi i Ligës Premier me gjasë do të investojë një ‘mal me para’ për t’u siguruar se ata do të rikthejnë dominimin sezonin e ardhshëm. City…

Sport
Manchester City pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh të ekipit në verë dhe kjo do të thotë se pritet të largohen disa figura të rëndësishme.
Sidoqoftë, kampioni në fuqi i Ligës Premier me gjasë do të investojë një ‘mal me para’ për t’u siguruar se ata do të rikthejnë dominimin sezonin e ardhshëm.
Në ditët e fundit është raportuar se edhe Pedri është po ashtu një objektiv për Cityn.
Një çmim prej 100 milionë eurosh është përmendur nga mediumi spanjoll Marca.
Ata vazhdojnë të thonë se Barcelona nuk ka marrë ndonjë ofertë ose informacion se City është i interesuar për Pedrin.
Jo vetëm që blaugranasit nuk janë në dijeni të ndonjë interesimi të mundshëm, por Pedri nuk është në shitje dhe klubi do të refuzonte çdo ofertë të mundshme.
Për më shumë, drejtuesit e klubit kanë besim se Pedri do të bënte të njëjtën, pasi ndihen që ai është i përkushtuar ndaj tyre.
Kujtojmë se Pedri jo shumë kohë më parë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2030, teksa ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh gjithashtu./