Barcelona e dëshpëruar për transferimin e Haaland
Barcelona po planifikon të bëjë çmos për të transferuar qendërsulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland këtë verë, pavarësisht problemeve të tyre financiare.
Sport
21-vjeçari pritet gjerësisht të largohet nga BVB në fund të sezonit, kur një klauzolë lirimi prej 67 milionë funte në kontratën që bëhet aktive, transmeton lajmi.net.
Real Madrid kishte qenë i lidhur fort me norvegjezin, por “Los Blancos” dyshohet se kanë ftohur interesimin dhe në vend të kësaj po fokusohen në sigurimin e shërbimeve të Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain.
Një raport i kohëve të fundit pohoi se Haaland favorizon një lëvizje te Barcelona pavarësisht interesimit nga Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich.
Sipas “Sport”, skuadra e Xavit beson se mund të mbledhë fondet e nevojshme për të nënshkruar me norvegjezin duke lëvizur lojtarët dhe për shkak të marrëveshjeve të reja të mundshme fitimprurëse të sponsorizimit.
Ousmane Dembele dhe Memphis Depay të dy pritet të largohen nga “Camp Nou” këtë verë, ndërsa Philippe Coutinho gjithashtu duhet të largohet nga klubi në baza të përhershme.
Haaland, i cili iu bashkua Dortmundit nga RB Salzburg në janar 2020, ka shënuar 23 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 20 paraqitje në nivel klubi gjatë sezonit 2021-22./Lajmi.net/