Barcelona e dëshiron Sterlingun në janar si huazim

Barcelona vazhdon të mbajë interesim për anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Sport

11/11/2021 17:13

Raheem Sterling po konsiderohet si një shtesë e mundshme e janarit nga Barcelona, e cila mund të shikojë të marrë në formë huazimi anësorin e Manchester Cityt, me opsionin për të blerë.

‘Marca’ raporton se Sterling, së bashku me yllin e RB Leipzig, Dani Olmo, janë dy kandidatët e mundshëm për të mbërritur në Camp Nou në afatin kalimtar të dimrit, megjithëse mund të ketë një hezitim nga ana e Cityt për të rënë dakord për një marrëveshje.

Ndërkohë ‘MundoDeportivo’ ka sygjeruar se Barcelona mund të bëjë një lëvizje edhe për anësorin tjetër të Manchester Cityt, Ferran Torres. /Lajmi.net