Barcelona dhe PSG të interesuar për Salah

Barcelona dhe PSG janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah gjatë këtij afati veror.

Sport

18/03/2022 16:49

29-vjeçari është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 28 gola dhe regjistruar 10 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Salah ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës në “Anfield” dhe deri me tani ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Sipas “Sport”, Barcelona dhe PSG janë duke vëzhguar nga afër këtë situatë, me dy klubet që janë të përgatitura të bëjnë ofertë në verë.

Raporti shton se egjiptiani vlerësohet rreth 100 milionë euro nga Liverpool, duke marrë parasysh situatën e kontratës në “Anfield”.

Sidoqoftë, Barcelona është e lirë të shpenzojë vetëm 70 milionë euro për sulmuesin, që në të kaluarën ka shprehur dëshirën që të luajë në Spanjë.

Salah ka shënuar 153 gola dhe regjistruar 57 asistime në 239 paraqitje për Liverpoolin që kur iu bashkua nga Roma në verën e vitit 2017./Lajmi.net/