Barcelona dhe Bournemouth po negociojnë për portierin Neto

Barcelona dhe Bournemouth janë në negociata për portierin e katalunasve, Neto. Siç raportojnë mediet në Spanjë, palët kanë avancuar mirë në bisedime së fundi, transmeton lajmi.net. Neto nuk dëshiron ta vijojë karrierën e tij si portier i dytë, anipse bëhet fjalë për një skuadër si Barcelona. Bournemouth tashmë është pjesë e Premier League, fakt ky…

Sport

02/08/2022 18:31

Barcelona dhe Bournemouth janë në negociata për portierin e katalunasve, Neto.

Siç raportojnë mediet në Spanjë, palët kanë avancuar mirë në bisedime së fundi, transmeton lajmi.net.

Neto nuk dëshiron ta vijojë karrierën e tij si portier i dytë, anipse bëhet fjalë për një skuadër si Barcelona.

Bournemouth tashmë është pjesë e Premier League, fakt ky që po e josh edhe më shumë brazilianin. /Lajmi.net/