Barcelona dhe Atletico në negociata për Griezmann

Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke biseduar për shërbimet e sulmuesit Antoine Griezmann.

Sport

31/08/2021 17:46

Ka pasur bisedime për shkëmbimin Griezmann dhe Joao Felix, mirëpo “Los Rijoblancos” nuk pranuan ta shesin portugezin, transmeton lajmi.net.

Sipas L’Equipe, liderët e katalunasve dhe madrilenëve janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje me huazim për opsion blerje.

Barcelona kërkon rreth 50 milionë euro për shitjen e Griezmann dhe në rast që Atletico pranon, marrëveshja mund të kompletohet për huazim me opsion blerje edicionin tjetër.

Ndërkohë, edhe Griezmann thuhet se është i gatshëm për t’u rikthyer te Atletico, ku kaloi vitet më të mira./Lajmi.net/