Barcelona – Aubameynag: Arrihet marrëveshja për gjashtë muaj huazim

Pierre Emerick Aubameyang me shumë gjasë do të jetë emri i ri që i shtohet Barcelonës.

Sport

30/01/2022 12:31

Sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang është shumë afër të kalojë në ‘Camp Nou’.

Gerard Romero shkruan se ylli i Arsenal ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një huazim gjashtë mujor, përcjell lajmi.net.

32 vjeçari pritet të largohet nga ‘Emirates’, pasi u la jashtë skuadrës në kohën e fundit, për shkelje të rregullave, siç thoshte Arteta.

Barca janë afër të zyrtarizojnë lëvizjen e Aubameynag, por së pari duhet të gjejnë skuadër për Ousmane Dembele. /Lajmi.net/