Barcelona apo Real Madrid? Përgjigjet Ozil (FOTO)

Mesut Ozil ka zbuluar një ngjarje interesante nga viti 2010.

Sport

02/03/2017 13:06

Mesut Ozil ka bërë të ditur se mungesa e interesimit të shfaqur nga Pep Guardiola e bindi që ta refuzonte transferimin në Barcelonë më 2010, edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmëri të kalojë në Camp Nou.

Ozil ishte duke shkëlqyer në Werder Bremen dhe Barcelona shprehu interesim për blerjen e tij. Por, Ozil në fund vendosi t’i bashkohej rivalit të madh të Barcelonës, Real Madrid.

“Arsenal ishte i interesuar për mua pas Kampionatit botëror 2010, njësoj sikurse Manchester United, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid”, deklaroi Ozil për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Menaxheri im bisedoi me Barcelonën dhe isha i bindur se do të ishte klubi im i ardhshëm. Por, Guardiola nuk mori pjesë në bisedime dhe nuk më ftoi as disa ditë më vonë”, theksoi ai.

“Interesimi im për Barcelonën pësoi rënie”, u shpreh Ozil. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6