Barcelona afër marrëveshjes me Marcos Alonso
Marcos Alonso është i preferuari i Xavi Hernandez për krahun e majtë të mbrojtjes.
Sport
Mbrojtësi spanjoll aktualisht luan me skuadrën e Chelsea, por është i hapur për një largim nga ‘Stamford Bridge’.
Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Barcelona janë afruar edhe më shumë me Marcos Alonso, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi i Spanjës pritet të kthehet në La Liga këtë verë me një marrëveshje që mund të shkojë deri në 10 milionë euro.
Barca nuk pritet të kenë telashe për të paguar 10 milionë euro për kartonin e Alonso.
Barcelona është duke punuar edhe për disa marrëveshje të tjera. Ajo e Jules Kounde dhe Robert Lewandowskit mbeten më me prioritet. /Lajmi.net/