Barca me fatin e botës, fiton ndaj Celta për të rimarrë kreun e tabelës – në ‘Clasico’ si lidere

Me shumë fat, Barcelona ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen kundër Celta Vigo. Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore minimale 1:0 në ‘Camp Nou’, kundër Celta Vigo, shkruan lajmi.net. Katalanët arritën të kalonin në epërsi me një gol të Pedri Gonzalez, i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtje nga mysafirët, në minutën…

Sport

09/10/2022 22:59

Me shumë fat, Barcelona ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen kundër Celta Vigo.

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore minimale 1:0 në ‘Camp Nou’, kundër Celta Vigo, shkruan lajmi.net.

Katalanët arritën të kalonin në epërsi me një gol të Pedri Gonzalez, i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtje nga mysafirët, në minutën e 17’.

Barca administroi takimin mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, për ‘Blaugranat’ kishte magji të Marc Andre ter Stegen dhe fat.

Portieri gjerman bëri tri pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur. Kurse, në minutat shtesë, Barcelonën e shpëtoi shtylla.

Barcelona kështu kthehet në pozitën e parë në tabelën e La Liga, me pikë të barabarta me Real Madridin (22). Dy skuadrat lidere do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e ardhshme.

Celta Vigo mbetet me 10 pikë, në pozitën e 11. /Lajmi.net/