Barca ka gati alternativën, në rast se dështon Javi Galan

Barcelona është duke mbyllur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Jules Kounde, por nuk do të përfundojnë aty operacionet e katalanëve në merkaton e verës. Xavi Hernandez dëshiron të ketë një skuadër edhe një mbrojtës të krahut  të majtë dhe një të krahut të djathtë. Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë dy dëshirat e Xavi, por duket se…

Sport

25/07/2022 22:21

Barcelona është duke mbyllur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Jules Kounde, por nuk do të përfundojnë aty operacionet e katalanëve në merkaton e verës.

Xavi Hernandez dëshiron të ketë një skuadër edhe një mbrojtës të krahut  të majtë dhe një të krahut të djathtë.

Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë dy dëshirat e Xavi, por duket se negociatat me Chelsea do të mbyllen pas ngjarjeve me Raphinha dhe Jules Kounde.

Gjithsesi, Barca ka gjetur tashmë alternativën për Marcos Alonso.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona duan Javi Galan për krahun e majtë të mbrojtjes, nëse nuk nënshkruajnë me Alonso, përcjell lajmi.net.

Celta Vigo thuhet t’i ketë kërkuar Barcelonës 18 milionë euro për kartonin e Galan.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë marrëveshje me Chelsea për Marcos Alonso, ose do të kthehet kah alternativat tjera. Vlen të përmendet se dëshira e Marcos Alonso është të kalojë te Barca. /Lajmi.net/