Barca hedh poshtë mundësinë për transferimin falas të Willian

Barcelona raportohet se ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e yllit të Chelsea, Willian këtë verë.

Sport

08/04/2020 19:39

Braziliani pritet të largohet nga Chelsea pas 30 qershorit, pasi dështoi të arrijë një marrëveshje të re me ‘Blutë’.

Willian kërkonte një kontratë tre vjeçare, me Chelsean që nuk ofronte mbi dy.

31 vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga ‘Stamford Bridge’, por cila do të jetë e ardhmja e tij, mbetet të shihet./Lajmi.net/