Barca edhe më afër titullit, mposht Alavesin në udhëtim

Barcelona ka marrë pikë të plota nga udhëtimi te Deportivo Alaves.

Sport

23/04/2019 23:21

Skuadra e Ernesto Valverdes ka arritur të mposht 0-2 Alavesin në stadiumin ‘Estadio de Mendizorroza’, në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Carles Alena në minutën e 54’, shënoi për 0-1, shkruan lajmi.net.

Luis Suarez në minutën e 60’ nga penalltia, shënoi për 0-2.

Ylli argjentinas Lionel Messi, këtë ndeshje e nisi nga bankina, dhe u inkuadrua vetëm në minutën e 70’.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 80 pikë, duke u renditur në vendin e parë./Lajmi.net/