Barca e dëshiron Carlos Soler-in e Valencias – katalanët gati të ofrojnë Riqui Puig e Braithwaite

Barcelona është futur seriozisht në garën për Carlos Soler.

Sport

18/05/2022 11:25

Mesfushori i Valencias, Carlos Soler po tërheq vëmendjen e Barcelonës dhe duket se katalanët janë gati të bëjnë një ofertë të mirë për klubin e spanjollit.

Barcelona është gati të ofrojë Riqui Puig dhe Martin Braithwaite, për të siguruar shërbimet e Soler, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Barcelonës është takuar mbrëmë në një restaurant të qytetit me krerët e Valencia.

Aty është diskutuar edhe për Carlos Soler dhe duket se ‘Blaugrana’ janë të vendosur të kompletojnë lëvizjen.

Barcelona do të synojë ndërkohë edhe një lëvizje për Jose Gaya, pikërisht nga Valencia. /Lajmi.net/