Barca dhe City janë 23 milionë larg njëra-tjetrës për marrëveshjen për Bernardo Silva

Bernardo Silva vazhdon të jetë në mesin e më të përfolurve.

Sport

12/06/2022 19:04

Para merkatos së verës, ylli portugez i Manchester City, Bernardo Silva lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mirror’, Manchester City kërkon 93 milionë euro për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Barcelona janë gati të ofrojnë maksimum 70 milionë euro për transferimin e Bernardos.

Marrëveshja e mundshme për lojtarin vazhdon të jetë 23 milionë euro larg.

Barca thuhet se do të bëjë me patjetër lëvizjen për Bernardo Silva, nëse Frenkie de Jong largohet. /Lajmi.net/