Barça, Arsenali, Liverpool dhe Tottenham pas Asensios

Anësori i Real Madridit, Marco Asensio pritet të largohet nga ‘Mbretërit’ verën e ardhshme. Asensio ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe klubi nuk mendon vazhdimin e bashkëpunimit me të. Carlo Ancelotti nuk po ka besim maksimal për të startuar me të, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm, transmeton lajmi.net. Kjo…

Sport

29/09/2022 23:15

Anësori i Real Madridit, Marco Asensio pritet të largohet nga ‘Mbretërit’ verën e ardhshme.

Asensio ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe klubi nuk mendon vazhdimin e bashkëpunimit me të.

Carlo Ancelotti nuk po ka besim maksimal për të startuar me të, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e spanjollit, në mesin e tyre edhe rivali i ‘Los Blancos’, Barcelona.

Sipas raportimit të ‘Calciomercatos’, Barça, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham janë në një ‘luftë’ të ashpër për të marrë shërbimet e anësorit.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi final i 26 vjeçarit në lidhje me të ardhmen e tij./Lajmi.net/