Baraliu për fushatën parazgjedhore: Kosova është vlerësuar e suksesshme për organizim të zgjedhjeve
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është cilësuar si e suksesshme sa i përket organizimit të mirëfilltë të proceseve zgjedhore. “Kosova është veçuar dhe vlerësuar nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë si e suksesshme në demokracinë elektorale. Gjithsesi ka pasur probleme,…
Lajme
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është cilësuar si e suksesshme sa i përket organizimit të mirëfilltë të proceseve zgjedhore.
“Kosova është veçuar dhe vlerësuar nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë si e suksesshme në demokracinë elektorale. Gjithsesi ka pasur probleme, madje problemet hera – herës kanë qenë brenda subjektit politik, duke vepruar aty ku kanë mund, veçmas ku s’ka pasur monitorim”, ka thënë ai në RTK.
Profesori universitar ka vlerësuar se procedurat zgjedhore sivjet duhet të jenë korrekte dhe në kohë, madje edhe më shumë se viteve të kaluara, duke pasur parasysh faktin që është hera e parë që një qeverisje e çon deri në fund mandatin dhe ka hapësirë kohore për çdo periudhë deri në zgjedhjen e qeverisjes së re.