Ban: Viti 2013, vit i progresit politik në Kosovë
Ban Ki Moon thotë se viti 2013 ishte vit i progresit politik në Kosovë. Sipas tij, kjo u arrit falë përpjekjeve të lidershipit politik të Beogradit dhe Prishtinës, e cila u përfundoi me marrëveshjen e 19 prillit.
Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Ban Ki Moon, në raportin e parë për vitin 2014 e cila përfshinë një periudhë raportuese të vitit të kaluar ka thënë se viti 2013 ishte vit i një progresi të konsiderueshëm politikë në Kosovë.
Sipas tij, kjo u arrit falë përpjekjeve të lidershipit politik të Beogradit dhe Prishtinës, e cila u kurorëzua me marrëveshjen e 19 prillit.
Ban gjithashtu e ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Europës për fillimin e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE si dhe negociatat për MSA`në me Kosovën.
“Ky vit shënoi një progres të rëndësishëm në zbatimin e kësaj marrëveshje dhe hapave drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
“Unë e mirëpres vendimin e Këshillit të Evropës për të filluar bisedimet rreth anëtarësimit me Serbinë si dhe negociatat mbi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën”.
“Bisedimet e vazhdueshme dhe të drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit ishin qenësore për këtë sukses, dhe do të mbeten të rëndësishme për të siguruar që progresi i arritur të përballojë sfidat që dalin nga dallimet në interpretime apo tensionet në terren”.
Në rekomandimet e tij për vitin 2014, Ban thotë se duhet të vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin e këtyre arritjeve të rëndësishme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe një pajtimi rajonal.
“Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve lokale në Kosovë, përfshirë edhe komunat veriore, për herë të parë brenda një kuadri të vetëm legjislativ, ka hapur hapësirë për dinamikë të re politike në Kosovë si dhe fillim të një faze të re të angazhimeve të palëve drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së 19 Prillit.
“Progresi i hershëm është veçanërisht i rëndësishëm në drejtim të arritjes së marrëveshjes për statutin dhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe”